Sadullah Bajrami: Si të Agjërojmë
Vëllezër të respektuar, së pari lusim All-llahun Subhanehu we Te´ala që muslimanëve anë e kënd botës agjërimin, diten e parë të agjërimit që e kanë agjëru All-llahu jau pranoft, insha All-llah.
Dita e parë ka qenë dita e pastrimit prej mëkateve. Vaj halli për atë musliman, që ka kalu naj ditë të ramazanit e ai su pastru prej gjynaheve! A thua All-llahu Subhanehu ve Te´ala atij do t´ia mundëson që t´i shfrytëzon edhe ato ditë që vijnë, kurse ai ditën e parë, në start ai ka hi në semaforin e kuq?! Për këtë arsye, vëlla i dashur musliman, mos e prit natën e Lejlejlut Kadrit. Po ti je ai që nata e Lejlejlut Kadrit ka qenë nata e parë e këtij muaji ramazan! Ja edhe ne, pakë para disa minutave një vëlla tonin musliman e përcjellëm në botën e ahiretit. E lusim All-llahun Subhanehu ve Te´ala që, insha All-llah, atij gabimet All-llahu Subhanehu ve Te´ala, insha All-llah ja ka falë, dhe insha All-llah, All-llahu Subhanehu ve Te´ala me mëshiren e Tij të madhe, insha All-llah, All-llahu e mëshiron. Mirëpo, athua ti ke mujt me qenë në vendin e atij? Këtë muslimani duhet ta kujton dhe ta hatron, se vAll-llahi asnjëri prej neve s´ka mundësi me thanë se "..unë s´ka mundësi me qenë ai, po unë do ta pres bajramin..".
Për këtë, insha All-llah, sot do të flasmi për një temë që titullohet me emrin "Si të agjërojmë?".
Ndoshta fillimisht kur ndëgjohet "Si të agjërojmë", te muslimanët është e çuditshme, thotë "..si të agjërojmë? Athua ka nevoj të flitet edhe për ´si të agjërojm?´ Kjo është e qartë: qohesh në syfyr edhe ngopesh mirë.." që derisa nuk e ndien tanë diten, aq shumë rezervarin tanë e mbush. E pastaj thotë: "..edhe në iftar, iftarin e presum me gëzim..". Kjo d.m.th agjërim!!!
Mirëpo, insha All-llah, do t´i flasmi disa fjalë që, si Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem e ka agjëru diten e ramazanit, se Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem është shembull dhe model për çdo musliman i cili don, e don All-llahun Subhanehu ve Te´ala, dhe e don ditën e Gjykimit, don dalje para All-llahut Subhanehu ve Te´ala.
Unë me një kohë u çuditsha, kur lexojsha për shokët e Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem se ata e kishin dasht vdekjen më shumë se jetën. Edhe u habitsha për arsyje se, një hadith të Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem që e transmeton Imam Buhariu, këtë hadith e ka nxerr Aisha radi All-llahu Te´ala anha, thotë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, e thotë një hadith pranë Aishes:
" Ai i cili don mu taku me All-llahun, All-llahu don mu taku me ta, e ai i cili nuk don mu taku me All-llahun, All-llahu nuk don mu taku me ta." Aisha r.a u dëshpru dhe tha: " Ja Rasulullah kush prej neve e don vdekjen? Asnjëri prej neve nuk don me vdekë. Ç´farë është puna e ktij hadithit?" Tha Pejgamberi alejhi selam: " Jo oj Aishe, jo kështu. Por ai i cili e don All-llahun, ai i cili ka punu për ahiret kur të vjen momenti i daljes së shpirtit, vin melaqet e xhennetit, vin melaqet me qefina të bardha sa i shef syri dhe i thojnë: ´ O ti filan kena ardh me të dhanë myzhde se ti je që ke punu për ahiret, ti je që ke qenë besnik me All-llahun tënd, ti je që je mundu, je raskapit dhe je lodhë, ti je ai që mushkritë e tua tu kanë tha për All-llahun tënd Subhanehu ve Te´ala.´ E përgëzojnë me xhennet, dhe në këtë moment ky don mu taku me All-llahun, dhe All-llahu don mu taku me ta." Ndërsa munafiku apo qafiri, kur të vij momenti me vdekë, se sa burra na hasmi sot dhe thojnë, "..unë nuk i frigna vdekjes..", ai tregohet trim në këtë dynja. Tha Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem:
" Kur ti vjen momenti me i dal shpirti, vin melaqet me ngjyr të zezë, të trishtushme dhe e përgëzojn me zjarrin e xhehnemit, atëhere në atë moment nuk don mu taku me All-llahun, dhe thotë ´..vaj halli për mu ku po më qoni?.´ Tha Pejgamberi alejhi selam, " Ky nuk don mu taku me All-llahun, edhe All-llahu nuk don mu taku me ta." Kthemi ne në temen tonë si të agjërojm? Vëlla i dashur musliman , duhesh me pas parasysh dhe me ditë se dy kushte janë që, vepra jote mu pranu te All-llahu Subhanehu ve Te´ala, për të qenë e pranuar te All-llahu vepra jote, pa marrë parasysh se çfar vepre, duhet mi plotësu dy kushte, cilat jan këto kushte?
Kushti i parë: Të jetë për All-llahun Subhanehu ve Te´ala, të jetë sinqerisht për All-llahun. Pejgamberi SalAll-llahi Alejhi ve Selem thotë: Ai i cili vepron një vepër, edhe All-llahut i shoqëron (dikë) në atë veper, e bënë edhe për All-llah pakë 50%, 50% për tjetër kan, tha e le (All-llahu) që ta marr sevapin te ai që i ka ba shirk. E ai që e ban një punë për All-llahun Subhanehu ve Te´ala, sinqerisht për All-llahun, tha ajo është e pranum. Ka thanë All-llahu në Kur´an: " S´janë urdhnu për tjetër, vetëm ta adhurojn All-llahun sinqerisht." Për ata kushti i parë: të jetë për All-llahun.
Kthehemi në temen tonë. Tash ka ardh rendi me të pyet: pse ti agjëron? Ti për kan agjëron? Athua agjëron për me majt dietë, apo ke ndëgju se agjërimi është shërim, dhe për tu shëru? Apo je koprrac dhe ekonimisht je dobët? Thotë: "..po e kaloj me dy haje në këtë ramazan..", apo agjëron për All-llahun Subhanehu ve Te´ala? Pyete veten tënde! Mos të zëjë akshami dhe iftari pa ju përgjigjur ti vetes tane dhe me i thanë: " Unë për kan agjëroj? A agjëroj për All-llaun Subhanehu ve Te´ala?" Normal se, ne fillimisht thojmë krejt për All-llahun. Pyetja e dytë është: pse idhnohesh ti kur je agjërues? Pse idhnohesh me kojshit e tu, pse idhnohesh me fëmjet e tu, pse idhnohesh me dashamirt e tu? A nuk është kjo shenjë që ti nuk je tuj agjëru për All-llahun? Të kishe qenë para All-llahut Subhanehu ve Te´ala, çka ki mu idhnu? Ti duhesh mu gëzu që All-llahu ta ka mundësu, që me ba një punë që All-llahu ta ka lyp dhe Ai është i kënaqur. Për ata, biri vetes mas mos të zëjë terri dhe akshami pa u përgjigj ti, pa i dhanë përgjigje kësaj se, unë për All-llahun.
Për atë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem tha: Nese është njëri prej jush duke agjëru, edhe e idhnon dikush, e prek në mexhë dikush, le ti thotë unë jam agjërues, unë jam në ibadet, nuk kam punë me ata të dynjas. Kjo është shenj prej shenjave që ti nuk idhnohesh, dhe e ki agjërimin për All-llahun.
Kushti i dytë për të qen vepra e pranum: të jetë sipas Sunnetit të Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, këtë hadith e ka nxjerrë Aisha r.a dhe thotë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem: " Ai i cili e vepron një vepër, që na nuk kena urdhnu kështu, nuk pranohet."
Vallë sot muslimanët, a janë duke agjëru sipas Sunnetit të Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem? Nuk e kam për qëllim me lan ushqimin dhe pirjen, se Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi Selem me një hadith, që e transmeton Imam Buhariu, këtë hadith e ka nxjerrë një shokë i Pejgamberit alejhi selam, i thojnë Ebu Hurejra, dhe tha Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem:
" Ai i cili nuk e len fjalën e ndytë, dhe ai i cili nuk e len veprën e ndytë, All-llahu nuk ka nevoj ti me ja lan ushqimin dhe pirjen." Tash pyete veten tane: a je tuj agjëru sipas Sunnetit të Pejgamberit tënd? Ky është Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem që tregon, agjërim jo vetëm në ushqim dhe pirje, por agjërim edhe në fjalor, agjërim edhe në mendime, agjërim edhe në veprim, a je ti ai që i ban këto? Une nuk e di, ti je ai që e din dhe e njeh veten tane ma mirë se krejt njerëzit, mirëpo në përgjithësi po e shof se muslimanët nuk janë duke agjëru qysh ka thanë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Argument për ata që e thua! Se All-llahu e ka zbrit ni ajet në Kur´ani Kerim dhe ka thanë:
" All-llahu nuk ndryshon gjendjen e ni populli, vetëm atë ditë kur ta ndryshojnë ata gjendjen e tyre." E vallë sa ramazana dhe agjërime muslimanët i agjërojnë e gjendja nuk ndryshon?! Kjo është shenjë prej shenjave se, muslimanët nuk e kanë agjëru këtë muaj siç ka dasht All-llahu Subhanehu ve Te´ala. E vallë, nese ne jemi që e pranojmë këtë dhe s´ka dyshim, edhe na e pranojmë se ky Kur´an ka zbrit prej anës së All-llahut Subhanehu ve Te´ala, dhe pranojmë se jemi rob të All-llahut, dhe e pranojmë se pa i marrë sebepet All-llahu nuk ta jep atë që ti e dëshiron. All-llahu ka thanë ndryshohu ti, përmisohu ti, përmisoje gjendjen tane, Unë ty ti përmisoj hallet dhe punët e tua. E athua, nese ramazani nuk ka mundësi me na ndryshu gjendjen tonë, cilën ditë je tuj e prit me ta ndryshu gjendjen tane? Nëse agjërimi nuk të pastron prej gjynaheve, ç´ka je tuj prit ti? Cilën ditë? A ka ditë ma të bekuar që ti do t´a kalojsh e All-llahu do të falë?
Për këtë arsyje kryetarët Islam kanë thanë se All-llahu Subhanehu ve Te´ala tash në ramazan na shiqon: Athua këta muslimanët e kanë ndërmend mu zgju prej gjumi, dhe mi përmisu hallet e veta, që All-llahu gjendjen e tyre mbi rruzullin toksor ti ndryshon. Thotë njani prej neve: ´ Po mirë jena!.´
Po mirë je, në rregull. Këtë e ki për arsye se ti aq mendon. Kurse Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem ka thanë: " Muslimanët anë e kënd botes janë sikurse një trup. Nëse i dhemb dhëmbi, tanë naten se ze gjumi për një dhëmb." Athua ti vëlla i dashur, a je tuj e ni ti se ni copë, ni gjymtyr e jotja është nda prej teje? A e din ti vëlla i dashur musliman se, sa musliman sot janë në burgjet e pabesimtarve? A tu ka kujtu ty ndonjëher me ba lutje për ta? Edhe ata kanë baballarë, edhe ata kanë nëna, edhe ata kanë fëmijë dhe familje! Megjithatë, me padrejtsi dhe zullum jobesimtart shkelin mbi qafat e atyre, e muslimanët sot thojnë: " Jena rahat!"
A e din vëlla i dashur musliman se, një musliman me qenë në burg, e ka farz (ajn) të domosdoshëm çdo musliman, e kanë obligim dhe janë mëkatarë derisa t´a lirojnë prej burgut, nëse është burgos me padrejtësi!? Për atë, vëlla i dashur musliman, ne s´kemi ndoshta t´i ofrojmë diçka tjetër vetëm se, arma e jonë është DUAJA. Ka thanë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem: " Nuk e ndryshon kaderin e All-llahut, vetëm se lutjet e muslimanve." Sot All-llahu i pranon lutjet tona. Ç´ka ke ti që je zbrapsur dhe nuk don me ndëgju All-llahun tënd? Ka thanë një poet arab: Shumë njerëz sot jan largu prej neve, vAll-llahi thotë, All-llahu thotë: Si kam ba zullum dhe si kam ba padrejtësi, pse kan vepru kështu? Ka thanë se, kanë dyshu te na keq, a s´u kanë ma mirë për ta me pas mendu në All-llahun? Nese e kan ndërmend mu rikthy, Na kthehemi, Na jemi ata që i mëshirojmë, Na jemi ata që i falmi, nese Na trathtojnë, Ne nuk i trathtojmë. Nese ata kanë heq dorë dhe thojnë ´..s´kena nevoj na për All-llahun tonë..´, thotë All-llahu Subhanehu ve Te´ala "..ne hala ma hiq skemi nevoj për ta."
All-llahu ka thanë në Kur'ani Kerim: " O ju njerëz, ju jeni fukara për All-llahun, ju keni nevoj për All-llahun, se edhe ju nëse nuk e falëndëroni All-llahun, All-llahu nuk ka nevoj për ibadetet tuaja."
Transmeton Imam Muslimi, këtë hadith e ka nxjerrë një shok i Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem që e kanë quajtur Ebu Dherr el-Gifari r.a, në këtë hadith thotë Pejgamberi SalAll-llahu alejhi ve Selem, këtij hadithi i thojnë hadithul kudsi, hadithul kudsi d.m.th All-llahu Subhanehu ve Te´ala ka folur drejtpërdrejtë, dhe ka thanë: " O ju njerz, o ju robt e Mi, nese i pari prej jush dhe i fundit njerzt dhe xhind prej juve tubohen me nje vend dhe i kan zemrat ma të mira, e kan zemren sikur ni zemer ma të mirë në këtë dynja," ka thanë All-llahu "..kjo nuk ma shton pasurinë Time. Edhe nëse bahen ma të këqinjtë në dynja, edhe kjo nuk ma pakon pasurin Time," ka thanë "..Janë veprat e juja që Unë jau ruaj dhe në Ditën e Kijametit jua kthej. Ai i cili gjen diten e gjykimit, libri kur ti jipet mirë," ka thanë "..le te falenderon All-llahun se prej Tij e ka. E ai i cili e gjenë keq," ka thanë "..mos ta fajson tjetër, veçse veten e tij."
Për atë, vëlla i dashur musliman, nëse gjenë keq ti në Diten e Gjykimit, mos e fajëso, veçse veten tane. Për atë, sot është koha na me ju kthy All-llahut Subhanehu ve Te´ala, mos e le për neser pendimin tënd. Mos thuaj ´..nesër pendohem.´ Ka thanë Imam Shafiu: Merr prej kësaj dynjaje, merr prej kësaj dynjaje se ti nuk e din, s´e din si të nxen nata. A ke mundësi me zan sabahun? Sa nuse i kanë zbukuru për dhandërr të ri, mirëpo exheli s´ka ba sabër. E ka marrë exheli para se me hy ai dhandërr. Sa fëmijë ne shpresojmë se këta, insha All-llah, gjatë kanë me jetu, sa fëmijë të vegjël mendojmë se na kemi mi feju, si kena mi martu, si kena me i punësu, thotë, ata para se me i ba këto krejt ata kanë hy në errësirën e varrit. Sa të shëndoshë kanë vdekur pa kurrënifarë sebepi dhe pa kurrënifarë sëmundje? Sa njerëz të sëmuar kanë jetu një kohë dhe një periudhë të gjatë? Sa të ri ngrihen në mëngjes dhe i zen mbramja duke u dëfru, ai i mjeri nuk e din se qefini atij ju ka ba gati, e ai mendon se ´..unë kam me jetu gjatë..´.
Banu i sinqert dhe verpo vepra të mira gjithnjë. Ndoshta All-llahu ta pranon atë dhe gjenë sevap te All-llahu yt. Vazhdo ti kështu, frigoju All-llahut gjithnjë, merr me veti devotshmëri se kjo është garanca e jote që nuk ki mu frigë para All-llahut Subhanehu ve Te´ala.
Omer ibn'ul Abdulaziz, i thojnë khalifja i pestë, jo me rradhë por me drejtësi, në rradhën e drejtësisë ka qenë khalifja i pestë. All-llahu Subhanehu ve Te´ala, ja ka mundësu atij me sundu atë perandorinë e madhe atij vetëm dy vjet, mirëpo All-llahu i ka dërguar bereqet për dy vjet, edhe do ta lexojmë ligjeratën e fundit të Omer ibn Abdulazizit që e tha, dhe zbriti prej hytbes dhe ma nuk ka hyp në hytbe dhe vdiq dhe shkoj te All-llahu Subhanehu ve Te´ala. Atij që All-llahu ia pat dhënë dynjanë, e pat lan nën këmbet e veta, atij që i ka dhanë All-llahu aq sa, dilshin njerëzit me pasurin e tyre në kohën e Omer ibn Abdulazizit dhe thojshin: ´Hajde bujrum, merr diqka!.´
Askush nuk pranonte, se All-llahu të gjithë pasanikë i kishte bërë.
Transmetohet me një transmetim, një kokë e grurit në kohen e Omer ibn Abdulazizit ka qenë sa një hurmë. Koka e grurit rritet sa t´i thotë Ai Zotëria, All-llahu Subhanehu ve Te´ala. All-llahu i pat qu bereqet. Ligjeratën e fundit që e mbajti, ai për të cilin thotë gruja e tij: ´..vAll-llahi, prej atë ditë që ja kan dhanë këtë post, nuk e di që mezi ka ra në shtratin tim.´ Ai i cili qante natën dhe thoshte: ´..vAll-llahi një dele në Irak, nëse i thehet këmba, vaj halli për Omer ibn Abdulazizin para All-llahut, i thotë All-llahu: Pse ,ja Omer, s´ja ke shtru ti rrugen?´ Ai i cili ecte dhe i gjente fukarat, kur e morrën me la xhenazen, e panë se krahrorin e kishte mavi tuj i bajt ushqim të varfurve natën dhe duke ua lanë te dera. Ky është Omer ibn Abdulazizi, ai i cili i ftonte dijetarët natën, uleshin dhe thoshte: ´ Kujtomani vdekjen, kujtomani vdekjen.´ dhe ja niste me qajtë. Thotë gruja e tij: ´..vAll-llahi, qante sikur me pas xhenaze para atij.´ E ky në ligjeratën e fundit tha:
" O ju njerz," tha "..vAll-llahi ju s´jeni kriju kot e kot dhe s´keni m´u lan kot e kot. E keni një ditë që All-llahu ka me zbritë me Gjyku dhe me ja matën veprat robëve të Tij. Vaj halli, ka humbë dhe ka dështu ai i cili e ka humbur mëshiren e All-llahut që e ka përfshi çdo send. Dhe e ka humb xhennetin që është i gjanë sa toka dhe qielli. A nuk jeni duke e pa se, për çdo ditë jeni duke shku dhe nda prej kësaj dynjaje? Dhe këtë dynja keni me jau lanë atyre që e trashëgojnë, deri sa t´i kthehet All-llahut krejtë dynjaja dhe çka ka në të. Askush në varrë s´ka me marrë. A nuk jeni duke e pa," thotë "..dhe për çdo ditë në mëngjes dhe mbramje jeni duke e përcjell një vëlla për ahiret, që i ka përfundu atij exheli dhe ka shku te All-llahu? Ju jeni ata që e përcjellni, dhe jeni që me duart e juaja jeni duke e lëshu me një vend që, në ta nuk ka as shtrat as jastak. Është i zhveshur prej dynjallëkut, prej teshave të dynjallëkut. Erdh momenti mu nda prej të dashurve të vet dhe vendbanimi i atij ishte toka, mirëpo ajo që e pret është llogaria, është i pasur ndaj asaj që e ka lanë." Velid ibn AbdulMelik ishte prijsi i muslimanëve, halife, edhe kur u shtri në shtratin e vdekjes e mundojshin dhimbjet dhe thonte: ´ Ah, ah vaj halli për Velid ibn AbdulMelik!´ Duke e vajtuar veten e vet, po e ndëgjon një grua që po këndonte dhe po i lante teshat te lumi dhe tha: ´ Ah n´tisha kanë si ajo, dhe mos të kisha pas përgjegjësi para muslimanëve. Para All-llahut si kam me dal.´ Kur i ndëgjoj këto fjalë Ebu Hasim - ishte një dijetar prej tabi´inëve të mëdhenjë që jetonte në Medine - dhe i treguan se Velid ibn AbulMelik para se me vdekë ka shpresu të jetë sikurse ajo gruja, filloi Ebu Hasem me qeshë dhe tha: ´ Elhamdulilah o Zot, elhamdulilah që ata që kanë pas poste të larta, dhe ata që janë pasanikë në këtë dynja, ata shpresojnë të jenë sikur ne kur të bajnë me vdekë, e neve kurrë s´na shkon mendja mu kanë si ata. Atyne i shkon mendja të jenë si na, të mos kenë përgjegjësi para All-llahut, a neve kurrë s´na shkon mendja mu kanë si ata. Për atë Omer ibn Abdulazizi tha: ´ Keni frikë All-llahun o ju rob të All-llahut, keni frikë All-llahun para se me ju ardh vdekja dhe para se me kalu koha dhe me ardh koha e llogaritjes.´ Tha, ´ Unë po ua them këto fjalë,´ e pastaj tha Omer ibn Abdulazizi: ´..se vAll-llahi, unë nuk di në këtë dynja ndonjë njeri, të kishte pasur gjynahe më shumë se unë, unë jam që i them këto fjal, mirëpo´ tha ´..nuk di njeri që ka gjynahe më shumë sasa unë.´ dhe ja nisi me qajt, deri sa e lagi xhyben e atij, zbriti prej minberit dhe nuk kaluan disa ditë vetëm se u shtri në shtrat, ajetin e fundit në shtrat e lexoi, që All-llahu tha në Kur´ani Kerim: " Ahiretin ja kemi ba atyre që s´dojnë mu ngrit në këtë dynja, dhe s´dojnë me ba ç´rregullim në këtë dynja." Të pranishmit thanë: ´ Ja Omer, djemt e tu i ke lanë të varfër,´ thanë ´..u le diçka këtyre se, krejt e le për All-llah.´ Tha, ´ Ngritëmni edhe pak!´ E ngritën Omer ibn Abdulazizin dhe tha: ´ Ndëgjoni o vllazni,´ tha, ´..unë pasurin që e kam pas e kam lanë për All-llahun Subhanehu ve Te´ala. Djemve të mi është e vërtet se si kam lanë asgja, mirëpo djemt e mi janë njani prej dyve, ose është i mirë ose është i keq. Nese është i keq..´ tha, ´..s´dua që pasuria e Omerit të hargjohet ku është All-llahu idhnum,´ tha, ´..nëse janë të mirë, All-llahu ka thanë në Kur'ani Kerim: " All-llahu i ka në dorë të mirët." Për atë s´jam tuj ua bajtë gajlen.´
Ti që mendon për djalin tënd, ti që mendon për stërnipin e snërnipit tënd, ti që pallate atyre don mi lanë, leja këtë ajet. Ç´ka ndodhi? Pas një muaji, jo ma shumë, djemt e Omer ibn Abdulazizit 100 dele i prunën vakëf për All-llahun Subhanehu ve Te´ala. 100 dele ai që është pasanik. Erdh një endacak, një njeri që jetonte në shkretirë, erdh te shokët e Pejgambeit SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Kur erdh te shokët e Pejgamberit dhe tha: ´ A din ndonjëri prej jush me lexu Kur´an?´ Thanë: ´ Po!´ Edhe njani prej të pranishmëve aa lexoi një ajet në Suretul Dharijat, kë All-llahu ka thanë: " E keni në qiell rriskun dhe ata që All-llahu ua ka premtu." A ka premtu diçka All-llahu tjetër, por veçse xhennetin? - tha ai - xhenneti është në qiell. Pastaj vazhdon ajeti ku All-llahu është betu në Veten e Tij dhe ka thanë: " Pasha All-llahun, kjo është e vërtet, aq e vërtet është, aq sa ti ke mundësi me fol."
Ç´ka bani ky endacaku? Tha: ´ SubhanAll-llah, kush e ka idhnu All-llahun dhe e ka shti me ba be? Kush është që, All-llahut besë nuk i ka zanë?´ Këto fjalë i tha të fundit, u nda dhe vdiq. Me një ajet vdiq. Tha kush e ka idhnu All-llahun dhe e ka shti me ba be? A ka nevoj All-llahu me të ba be, a? A ka nevoj All-llahu për rrisk me ba be, a? All-llahu e ka në dorë rriskun. Ibn Abasi ka thanë: Ç´do njeri e ka një derë në qiell, në përmes ksaj dere ngriten veprat e mira, dhe në përmjet ksaj dere zbrit rrisku, ka thanë kur të vdes biri Ademit, nese i ka ba All-llahut sexhde dhe e ka njoftë, tha ja nis me qajt toka dhe qielli 40 ditë, qanë për të mirin. Edhe i mbyllet atë ditë kjo derë, njani prej neve thotë: ´ Po, por prej qielli nuk të vjen rrisku!´ Është e vërtet që nuk vjen rrisku prej qielli drejtë, për arsye se, All-llahu ka dashtë depot, magazinat e rriskut me ti lanë në dynja, që ka thanë All-llahu ecni nëpër to, hani prej rriskut të All-llahut Subhanehu ve Te´ala.
Kanë thanë esmai, si është kjo punë? Kanë thanë zotriu All-llahu nënshkruan, ai jep leje sa ti me ngranë rrisk. Dje vAll-llahi, dje vAll-llahi në Kumanovë kam ndegju për një pasanik të madh, çudi, çudi, deshta me lidhë me këtë rrisk. Është pasanik i madh. E ka shtëpinë pallat, tre katë, dhe e pyeta a ka një dyqan, lokal të vogel dhe i thash a thu ai nuk e lshon këta me qira? Më tha një kojshi i vet, tha jo, se ai me familjen e vet qaty rrinë. Thash pse? Thash, a ju ka djeg shpia, a? Tha jo, po pi ju bahet mal shpia, tha qaty është tuj jetu. Rriskun All-llahu Subhanehu ve Te´ala ta jep, a po do miliard? Po! Ska problem, urdhëro merre, s´ke me shiju.
Edhe një tjeter argument, mos me lanë me kaq. A ke vnu ro´, shumicën e rasteve pasanik bahet kur ti mbush 40 vjet, a po? 40 vjet i mbush edhe i thu atij: ´ A shkojmë e bajmë një shëtitje?´ Thotë, ´ vAll-llah shtypjen tash shumë nalt e kam, si tum zhdryp kemi me shku.´ Shkojnë 3 muj e ti shkon te ai. ´ A të zbriti?´ Thotë: ´ Ka zbritë, mirëpo 80 me 40. Ka zbritë shumë. Prit të hyp pak.´ Edhe kështu me radhë, hyp shtypja, zhdryp, e ky so punë me dalë. Hajde hypim në aeroplan, thotë: ´ Shtypja shumë më munon,´ Po për toke? Thotë: ´ Më ze autobusi sum le me dal.´ Ka thanë: ´ Bujrum him në këtë restorant.´ Dhe kur të hyjnë aty thotë: ´ A keni supë, edhe ata të hollë?!´ I thojnë: ´ Merr more diçka!´ Thotë: ´ Jo se, mjeku më ka thanë se qe këta, dhe qe këta, dhe që keta mi ka ndalu.´ E kishte kanë në skejt ni fukara, këtë pe ndëgjonte dhe po thoshte: ´ Qiti biber, dhe qiti biber, pak kryp dhe pak jo, edhe ni qaj pa sheqer se e kam sheqerin tem special në xhep e baj,´ e kshtu me radh. Ky fukaraja ishte çudit. E merr në resorant, thotë: ´ Ç´ka të kini binum!´, e kur dalin, ky i pagun 200 mark pasaniku, e 2 mark fukaraja, edhe ky fukaraja thotë: ´ E kishte marru ni pasul, ama m´ka ardh shishum.´ Kurse pasaniku që ka pagu 200 marka, thotë: ´ Hiq diçka qebapet si kishte pjekë, i kishte lan pa pjekë, dhe diçka, se di, diçka mishi ishte kanë i moçëm. Hiq diçka mirë s´um ka ardh.´ Për atë, pasuria e muslimanit është në zemer.
Ka thanë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem se ...na u largum pakë prej temës tonë... Ka thanë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem në një hadith që e transmeton Imam Ahmedi në musnedin e tij: O biri Ademit, gjej koh për mu të bëjsh ibadet, të baj pasanik në zemër, fukallarëkun se shef ma. E nese nuk e ban, ta mushi shpinën me punë, kurrë s´un i qelë sytë prej fukallarëkut. Ka shlepera, 5 shlepera i ka. Kur të shkojsh, thujë me zgjat dorën me ba nji hajrat me ndreq ni urë, apo ni rrugë apo apo...Thotë: ´ vAll-llahi se di, edhe une jam në zorr. Bile bajsha plan, ku të dal t´ja lypi dikujt 2.000 mark se ni shleper ma kanë ndal në carin, në doganë, dhe tjetri u nis thotë dhe ka në ta tomate që nëse vanohen prishen, edhe në pazar i kam qit do artikuj, po s´po shiten diçka, janë koçitë punët..´, kështu që, ky kejt i koçitun shkon. Ky kejt i koçitun për arsye se, me All-llahun kur u koçit, All-llahu Subhanehu ve Te´ala ruçnën (frenin e dorës) atij ja ka koçit. Për këtë arsye, vëlla i dashur musliman, jeto me All-llahun Subhanehu ve Te´ala.
Kur të shkojsh te fukaraja, ´ Ç´ka be,´ thotë: ´ A i ki be nja 10 mark, se e kena ba kejt shpiat mi dhanë ka 10 mark?´ Thotë: ´ S´ka more problem, për 10 marka a?´ Ky fukara për 10 mark nuk nin, kurse ai thotë, ´ ..t´ja qes more nja 10 marka ky ndoshta s´paska çka me hangër,´ Pasuni në zemër, se All-llahu e ka ba pasanik. Është i kënaqun. E pyesin, ´ Si i ke hallet?´ Thotë: ´ Elhamdulilah.´ ´ A po ke?´- e pyesin. Thotë: ´ Ka qu All-llahu boll.´ Kur të shkosh me shiku, në tokë s´ka send. A ky tetri mermer, ´..vAll-llah s´ka, se është ba krizë ekonomike,´ E pyesin: ´ Djalin pse bre se ke qu në shkoll?´ Thotë: ´ vAll-llah po dashka shumë me pagu, se mu banën shumë. Edhe unë diçka jam lodhë, edhe ta la atë, edhe punëtorët mu kan shtu, 40 janë ba, s´muj mi përcjell unë kejt.´
Për atë, All-llahu Subhanehu ve Te´ala, i ka ba pasanik ata me iman (besim). A je ti razi me All-llahun tënd? A je i kënaqur me All-llahun Subhanehu ve Te´ala, me atë që ta ka dhanë? Për ata All-llahu e ka qu këtë muaj të agjërimit, për ata që dojnë me ju kthy All-llahut Subhanehu ve Te´ala, dhe për ata që dojnë me marrë pasuni me vete, me shku te All-llahu Subhanehu ve Te´ala. Prej pasunive më të mëdha, është me qenë i devotshëm me All-llahun, All-llahu me qenë i kënaqun me ty.
All-llahu ka thanë në Kur'ani Kerim: " O ju musliman, agjërimi ju ka ba farz (obligim), e nëpërmjet këtij agjerimi ju fitoni devotshmëri. Fitoni tekuallëk."
Ali ibn Talibi e ka definu devotshmërinë dhe ka thanë: Devotshmëri është me ju frikë All-llahut Subhanehu ve Te´ala. Për atë, ti kur agjëron e len ushqimin dhe pirjen që All-llahu ti ka ndalu. E për kan i len? Për All-llahun Subhanehu ve Te´ala. Edhe devotshmëri është me vepru me këtë Kur´an që ka zbrit për ty, ka zbrit me ta ndriçu jetën tënde. ka zbrit me ta ndriçu varrin tënd dhe ka zbrit me ta ndriçu ahiretin tënd, dhe mu pregadit me dal një ditë para All-llahut Subhanehu ve Te´ala.
Për atë Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem ka tregu se në këtë muaj, All-llahu ka zbrit bereqet që s´ka zbrit në muajt tjerë. Dhe ka thanë Pejgamberi SalAll-llahi Alejhi ve Selem: All-llahu gëzohet kur muslimani i kthehet All-llahut Subhanehu ve Te´ala, ma shumë se sa një rob, i cili ka qenë duke udhtu në shkretirë, i ka humbë ushqimi dhe pirja, dhe devja i ka ikë, derisa u shtri me vdekë. Edhe pothuajse duke i dalë shpirti, ka ardh devja bashkë me ushqimin dhe pirjen, e ky prej gëzimit të madh thotë: O Zot, ti je robi jem, edhe une jam zoti Jot. Kështu ka gabu prej gëzimit të madh, ka thanë Pejgamberi, e All-llahu thotë gëzohet për robin e Vet kur t´i kthehet All-llahut, ma shumë sesa është gëzu ky rob kur e ka gjetë deven dhe ushqimin dhe pirjen e atij.
Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem ka thanë: All-llahu është më i Mëshirshëm për robët e Vet, sesa nëna për fëmijët e vet.
Me një transmetim transmetohet se, një grua e ka pas emrin Ummu Harun, nëna e Harunit, ka thanë: Oj nëna e Harunit, ç´ka ta merr mendja, në Diten e Gjykimit me ja dhanë nënës evladin dhe me i thanë: Oj nënë, ky është zjarri i xhehenemit e ky xhenneti, merre djalin tënd dhe hedhe ti ku ki qef! Ku do ta kishte qu nëna djalin e vet? Ka thanë, e ditme është kjo se në xhennet. Ka thanë, All-llahu është më i mëshirshem për robët e Vet, sesa nëna për fëmijet e vet. Mirëpo Ibn Kaim el Xhevzi e ka transmetuar një tregim dhe thotë: Isha disa ditë në udhëtim, dhe posa isha në rrugë, tha e ndëgjova një zhurmë që po dilte prej një shtëpije. Një nënë bërtitte dhe fëmija qante. Tha u ndala, po pres pakë me pa se ç´farë po ndodh. Kur ja, tha u hap dera. Nëna i mshonte djalit, e përzuni dhe ja mbylli derën. Djali qante fortë. Eci nja 200 metra dhe u ndal. E pa se, askush konak si ban, e pa se askush nënë nuk i bahet. Atëherë tha, u kthye përmas te dera dhe e gjet derën mbyllur. Tha, ra në pragun e derës duke qajtë dhe e zu gjumi. Pas një kohe kur dul nëna e pa që ju ka kthy djali vet nënes, kur e pa djalin e vet që ka ba pishman, tha, s´un e majti veten e vet dhe ja filloi me qajtë. E hodhi veten dhe e përqafoi dhe i tha: O biri jem, une jam nëna yte. Une nuk jam kriju ty me të përzan. Unë jam kriju ty me të dashtë, por puna jote e ka ba që unë ty të përza prej shpije.
Vëlla i dashur musliman, nëse përzihesh prej rahmetit të All-llahut, dije se puna jote e ka ba që All-llahut me të përzan, se All-llahu është ma i mëshirshem për robt e Vet, sesa nëna për fëmijet e vet.
E lusim All-llahun Subhanehu ve Te´ala, që të na mëshiron me mëshiren e Tij, ndërsa dersin "Si të agjërojm" do ta vazhdojmë dersin e ardhshëm, nese All-llahu Subhanehu ve Te´ala don, dhe nëse exheli ban sabër.
Ligjërues: Sadullah Bajrami