Respektimi i prinderve
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë respektimi i prindërve është një gjë shumë me rëndësi. Allahu [Xhele Shanuhu] e ka krahasuar respektimin dhe dëgjimin e prindërve me dëgjimin dhe respektimin e Tij.
1. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve."
[El Isra, 23]
Allahu [Xhele Shanuhu] në këtë ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prindërve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
" Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet."
[Llukman, 14]
2. Allahu [Xhele Shanuhu] na ka urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe ti respektojmë edhe nësë janë qafira (pabesimtarë) ku thotë:
"E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre,"
[Llukman, 15]
Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thënë:
"Ka ardhur tek unë nëna ime e cila në atë kohë ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thënë: 'O i Dërguar i Allahut, më ka ardhur nëna e cila e urren gjendjen time në të cilën jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nënën time?' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nënën tënde."
[Muslimi dhe Buhariu]
3. Gjithashtu respektimi i prindërve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thënë:
"Ka ardhë një person tek i Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kërkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) që të merr pjesë në Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: 'A i ke të gjallë prindërit?' Ai iu përgjigj: 'Po.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: 'Xhihadi yt është tek ta.'"
[Buhariu dhe Muslimi]
Gjithashtu transmetohet nga Enesi (RadijAllahu Anhu) se ka thënë:
"Ka ardhur një person tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: 'Me të vërtetë une kam dëshirë për të luftuar (për Xhihad), mirëpo nuk po kam mundësi.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: 'A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?' Ai tha: 'Po, e kam nënën time.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu përgjigj: 'Ndreqni marrëdhëniet me Allahun [Xhele Shanuhu] duke i respektuar prindërit. Nëse e bën një gjë të tillë (nëse i respekton prindërit) atëherë ti ke bërë Haxhxhin, Umren dhe Xhihadin.'"
[Taberaniu. Mundhiri ka thënë se zingjiri i këtij hadithi është i mirë]
Në disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhënë përparësi respektimit të prindërve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thënë:
"E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila vepër është më e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u përgjigj: 'Falja e Namazit në kohën e vet.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Respektimi i prindërve.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Xhihadi në rrugën e Allahut.'"
[Buhariu dhe Muslimi]
4. Respektimi i prindërve është shkak për hyrje në Xhennet. Transmeton Ebu Darda (RadijAllahu Anhu) se e ka dëgjuar Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke thënë:
"Prindërit janë dera e mesme e Xhennetit, pra nëse dëshiron humbe atë derë ose fitoje ate."
[Tirmidhiu, dhe ka thënë se hadithi është sahih]
Kushejri ka thënë: "'..dera e mesme e Xhennetit,' ka për qëllim, derën më të mirë të Xhennetit."
Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe e ka pyetur:
"O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshir që të luftoj në rrugën e Allahut, dhe kam ardhur tek ti që të konsultohem." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A e ke gjallë nënën?" Tha: "Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Kryej nevojat e nënës tënde, se me të vërtetë Xhenneti është tek këmbët e saja."
[Ahmedi, shejh Albani ka thënë se ky hadith është Hasen]
Në transmetimin e Taberaniut qëndron se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka pyetur:
"A i ke prindërit gjallë?" I thash: "Po," Tha pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem): "Kryej nevojat e tyre, se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e tyre."
[Albani ka thënë se ky hadith është Sahih]
5. Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve, dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindërve."
[Tirmidhiu, këtë hadith e kanë bërë sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)
6. Respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve. Transmeton Ibn Omeri (RadijAllahu Anhu), se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha:
"O i dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat të madh, a ka pendim për mua?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke nënë?" Ai i tha: "Jo," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke teze?" Iu përgjigj: "Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Pra respektoje (ndëgjoje) atë."
[Tirmidhiu, dhe ka thënë se hadithi është sahih]
Pra kjo tregon se respektimi i prindërve është shkaktar për shlyerjen e mëkateve, pasiqë Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu përgjigj këtij mëkatari duke e pyetur se a ka nënë që ta respektoj dhe ndëgjoj atë, kështuqë të i shlyhen mëkatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Ai i cili e liron një rob musliman, do të jetë shkaktarë për shpëtimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njërin prej prindërve të gjallë dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bëjnë hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj atë shumë larg."
[Ahmedi - hadithi është hasen]
7. Respektimi i prindërve është edhe shkak për largimin e ndonjë fatkeqësie Argument për këtë është ngjarja e tre personave që kanë hyrë në shpellë dhe një gurë i madh ka rënë dhe ua ka mbyllur daljen. Në këtë gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonjë punë që e ka bërë për hirë të Tij, dhe njëri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prindërve, duke thënë:
"O Allah nëse këtë vepër e kam bërë për hirë Tëndin largona neve këtë shkëmb që të mund të dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkëmbin dhe dulën prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi]
8. Transmeton Ebu Hurejra (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Nuk ka mundësi fëmiu t'ia kthej hakkun prindit të tij, përveç nëse e sheh prindin e tij se është zënë rob, pastaj blenë atë dhe e liron."
[Muslimi]
9. Mosrespektimi i prindërve është nga mëkatet më të mëdha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"A dëshironi t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?" Këtë e përsëriti tri herë. Ne i thamë: "Po, o i Dërguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i bë shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve…"
[Buhariu dhe Muslimi]
O vëlla i dashur, pasi që e kuptove rëndësinë e respektimit të prindërve, dhe dënimin e atij që nuk i respekton prindërit, shpejto dhe respektoji ata, ndëgjoji ata (përveq nëse të urdhërojnë në mëkate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun që t'i mëshirojë ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël'."
[El Isra, 24]
Allahu na bëftë prej atyre që i respektojnë prindërit, dhe i ndëgjojnë ata. Allahu i mëshiroftë prindërit tanë ashtu siç na mëshiruan sa ishim të vegjël. Allahu ua faltë mëkatet prindërve tanë dhe i shpërbleftë ata me Xhennetin Firdeus.
Amin Amin Amin