Të mallkuarit në Kur’an

2

Prof.Sevdail JAKUPI, imami xhamisë së Madhe në Preshevë

 

 

Ligjerate e mbajtur ne xhamine Ebu beker es-sidik Presheve

Falendërimi jonë i përket vetëm Allahut të Lartësuar, salavatet dhe selamet tona qofshin mbi Muhamed mustafanë alejhi selam, mbi shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e kijametit.

 

Ligjeratën e ditës së sotit të xhumasë do ta fillojmë me ajetin Kur’anor të sures Er-read :

(E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq). Ky ajet kuranor flet për grupën e njerëzve që e meritojnë mallkimin e Allahut. Ai mallkim i cili vjen prej Allahut është diçka e rëndë për një njeri, grup apo shoqëri. Pra do të flasim për mallkimin që ka përmendur Allahu në Kur’an dhe Pejgamberi alejhi selam në hadithet e tija. Mallkimi në aspektin gjuhësor ka kuptimin që njeriu u largoftë prej mëshirës së Zotit. Pra një njeri që ka bërë diçka të urrejtur, e të tjerët pastaj e mallkojnë me dëshirën që njeriun I cili bëri krimin mos ta kape asnjëherë mëshira e Allahut.

Secili njeri ka nevojë për mëshirën e Allahut, por disa prej njerëzve aq shumë I bëjnë dëm dikujt saqë e meritojnë që mos të ken hise në mëshirën e Allahut. Këtë mallkim që po flasim ne, nuk kemi përqëllim që të mallkojmë ndokend prej besimtarëve, por qëllimi I gjithë kësaj është që të ruhemi prej mallkimit të Allahut dhe të Pejgamberit alejhi selam.

Me fjalë të tjera Allahu Fuqiplotë dhe Pejgamberi alejhi selam disa njerëz të caktuar I kanë mallkuar me plot kuptimin e fjalës. Andaj ne si besimtarë e kemi për borxh të dijmë se cilët janë ata njerëz apo grupe që e kanë merituar mallkimin e Allahut azevexhele mbi të gjitha tek besimtari gjendet ymyzi i madh që vërtetë Allahu me mëshirën e Tij do ti fale gabimtarët. Allahu thotë në Kur’an : (Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!).

Edhe në hadithe të shumta të Pejgamberit alejhi selam përmendet mallkimi, por mallkimi i ndaluar është ai i besimtarëve ndaj besimtarëve. Pejgamberi alejhi selam ka thënë në një hadith : (Mallkimi I besimtarit është sikur vrasja e tij, e kush vret një besimtar në dunja, do të dënohet për te në Ahiret).

Pra mallkimi i një muslimani apo muslimane është e ndaluar, përveç nëse ai apo ajo bëjnë punë që i kanë mallkuar Allahu dhe Pejgamberi I Tij alejhi selam

Prej atyre që Allahu i ka mallkuar në Kur’an është Iblisi apo shejtani. Kjo krijesë e Allahut e ka merituar mallkimin e Zotit, shkaku i gjynahit të madh që e bëri kur e theu urdhërin e Allahut. Iblisi Allahu e mallkoftë, u bë i pari i cili e theu urdhërin e Zotit dhe nuk i ra në sexhde Ademit alejhi selam këtë gjë e ka përsërit Allahu disa herë në Kur’an.

(Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde). Kjo nuk ishte vetëm armiqësi me Ademin alejhi selam por ishte një kundërshtim I hapur I Iblisit ndaj Allahut të Gjithfuqishëm. Pra Iblisi meritoi malkimin e Allahut për thyerjen e urdhërit të Zotit. Me fjalë tjera çfarëdo lloj urdhëri ti jepte Allahu Iblisit ta kryejë, ai do ta punonte nëse I konvenonte, e nëse jo do të gjente shkas për mos ta kryer ate. E për te Allahu tha në Kur’an:

(Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.)

Mallkimi që ka kapur Iblisin vjen si rezultat i hidhërimit të madh që kishte Allahu mbi te. E gjitha punët që bën Iblisi vërtetë janë që meritojnë hidhërimin e Allahut dhe mallkimin e Tij. Ai fton krijesat që të thejnë urdhërin e Allahut, ai fton krijesat që mos ta besojnë Zotin, ai mëson për vrasjen e njëri-tjerit, ai thërret për mendjemadhësi, ai mëson për krime e keqtrajtime, ai nxit dëshira të këqia tek njerëzit, derisa ata që e dëgjojnë bëhen si kafshët.

Përkundër gjithë kësaj, disa njerëz kanë dal në shesh dhe kanë themeluar sektin Satanizëm apo shejtanizëm, që buron nga kisha katolike. Ashtu që nga viti 1966 haptazi një prift e themeloi këtë sekt dhe shkroi një libër me rregulla se si mu bo shejtan. Ashtuqë ky grup sot numëron pjesëtarë dhe janë nën ombrellën e shejtanizmit. Satanistat kanë arritur edhe tek mesi i muslimanëve, sepse ky numërohet sekt i ri, e shumë njerëz kanë dëshirë ti provojnë gjërat e reja, e pastaj ngulfaten në te. Për ta kanë folur edhe prijsat fetar qofshin musliman apo krishter dhe që të gjithë janë deklaruar se ate që bën ky sekt nuk është e pranueshme.

Ata mblidhen nga njëherë në vit dhe zgjedhin njërin prej tyre dhe e sakrifikojnë, e mbysin, ashtuqë shejtani mos ti bëje dëm të tjerëve. Pra nëse mbytet një njeri i tyre, shejtani ska çka i bën të tjerëve. Kjo pra është filozofia e tyre e myktë. Ithtarët e këtij grupi janë nga profesione dhe shkallë të ndryshme. Ka në te këngëtarë të njohur në botë, futbollista ttë njohur të botës, pasanika të mëdhenj, besa ka edhe politikanë të njohur në arenën ndërkombëtare në mesin e këtij sekti. Dikush nga mesi jonë gojën plot ka me thanë : o hoxhë dynjaj mbi 6 miliard, mora me pas në to çka mos. E vërtetë sikur mos të ishin afruar afër neve muslimanëve. Ata i kemi shumë afër, në prag të derës i kemi, e si tia bëjmë nëse edhe hynë tek shkollat tona apo në shtëpitë tona. Sepse fëmijte e tanë e kqyrin futbollin, e degjojnë muzikën, e nëse dëgjojnë se këngëtari i tij apo futbollisti i tij i takon atij sekti si do të ndalet pastaj. Allahu thotë :

((Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!).

Pengesat e Iblisit ne veç po i shohim çdo ditë, njerëzimi më shumë i shkon për qejfi shejtanit se sa që i shkon besimit në një Zot dhe urdhërave të Allahut. Njerëzit sot pak besojnë në Allah, njerëzit pak bëjnë mirë e më shumë bëjnë keq, njerëzit vriten sot mes njëri-tjetrit për ujë, për naftë, për pushtet e për femra, njerëzit bëjnë gjërat më të fëlliqura që as mendja nuk mund ti shkoj njeriut se do të kishin mundësi me ndodh ato në mesin e njerëzimit.

Allahu thote : (E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit). Përfundimi Iblisit dhe ushtrisë së tij që ftojnë për sherr e për keq do të jetë vetëm Xhehenemi, ku në te do të jenë ata përgjithmonë. Ndërsa ata që dëshirojnë të arsyetohen se vërtetë ata kanë qenë të detyruar prej Iblisit ti bëjnë gjërat e këqia në DUNJA, atyre Iblisi do tu thotë një fjalë shumë të thjeshtë.

Allahu e përshkruan këtë në Kur’an : (Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua).

 

Allahu na ruajtë nga kurthat e shejtanit dhe ne shpëtoftë prej dënimit të Xhehnemit.

KRIMINELI S’KA PËRKATËSI NACIONALE E AS FETARE..

Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI

 

 … KRIMNELI KA VETËM NJË PËRKATËSI ATË SE SI ME ARRITË TE PARJA…

 

Ky shkrim është me shkas. Është një reagim ndaj tentativave për të përshkruar me vrazhdësi çdo gjë që është islame, që ka të bëjë me myslimanët apo që ndodhë në vendet e tyre. Para pak ditëve një nga mediat tona përcillte me shqetësimin më të madh një lajm nga Arabia Saudite për fatin e një gruaje nga Srilanka, të cilës i kanosej dënimi me vdekje për shkak të dyshimit për bërje të magjisë.

 

Lajmi paraqitej aq vrazhdë dhe aq fyes saqë të jepej përshtypja sikur Arabia Saudite është një bishë a një egërsirë që do vetëm gjak derisa -qëllimshëm-harronte faktin se një mëkat sikur magjia, jo vetëm që në Islam është i madh, por edhe në të gjitha fetë qiellore, sikur që Islami nuk është legjislacioni i parë që ka aplikuar dënimin me vdekje për këtë krim të madh.

 

Kam bindjen se mediat janë duke bërë një fushatë të egër kundër kulturës orientale, duke përfshirë këtu dhe Islamin si burim dhe referencë kryesore e kësaj kulture. Këtë, përveç tjerash, e dëshmon edhe fakti se në Evropë dhe SHBA kryhen me dhjetëra krime të tilla, madje ka raste kur edhe ekzekutohen, ndërsa gjërat paraqiten krejtësisht ndryshe. Punohet shumë që krimi të lokalizohet deri në minimum, tek individi. Pra, nuk fajësojnë shoqërinë dhe  as vlerat kulturore por për këtë fajin ia lënë individit. Breiviku vrau 77 persona ndërsa, megjithëqë ai deklaron se nuk është i sëmur mental, mediat për të mos njollosur “të shenjtën” kulturë perëndimore, e akuzojnë për të çmendur, për psikopat, etj. Raste tjera kur vetëm raportohet lajmi me kujdesin që të mos ndizet shumë opinioni. P.sh. para pak ditësh pirësish në mediat tona ishte një lajm për një mësuese amerikane, e cila kishte kryer marrëdhënie intime me 28 nxënës të saj. Apo rastet kur bashkëshorti vret gruan dhe fëmijët, prindi për vite të tëra dhunon dhe abuzon seksualisht me të bijën, i dashuri vret, e djeg dhe e han të dashurën, etj. Paramendoni ç’bujë e madhe do të bëhej sikur protagonistët e këtyre krimeve të ishim myslimanë nga vendet islame. E tërë bota do të ngrihej në këmbë duke e akuzuar Islamin se është fe e kësaj e asaj…

 

Ne, sigurisht se me këtë nuk duam të justifikojmë shkeljen e të drejtave porse duam të shpjegojmë se krimi nuk ka ngjyrë, racë, gjuhë, fe…Krimi çdoherë dhe në çdo vend është krim. Magjia është krim i madh dhe unë si një jurist mysliman, nuk kam si të mos e mbështesë veprimin e autoritete të atjeshme, pavarësisht se sa e ‘tmerrshme’ tingëllon kjo për mediat tona që përlotin rrejshëm sytë kinse për drejtësinë. Breiviku, të cilit mund t’i hiqet liria për vetëm 21 vite, nuk ndalet së kërcënuari se do të vazhdoj me krimet e tij. ajo që drejtësia bën në këtë rast është që shoqërinë të mos e ruajë përherë por vetëm për një kohë, derisa Breiviku të përmbledh veten, të bëjë plane më të detajuara, që ndoshta, siç edhe ka thënë vet, këtë numri dyshifror ta shndërrojë në treshifror.

 

Defekti tek mentaliteti bashkëkohor është njëanshmëria. Merren shumë me dorasin dhe të drejtat e tij ndërsa e lënë anash viktimën, shikojnë dënimin  krimit ndërsa jo vet krimin. Magjia është shumë mëkat i rëndë. Sa njeriu është duke vuajtur sot shkaku i magjive të zeza. Sa shpirtkeqi ia nxin njeriut jetën vetëm pse e xhelozon apo ia ka inat. Gjithmonë magjia ka qenë një dukuri e shëmtuar, e cekur në Kur’an dhe në librat tjera të shenjta, që nga koha e Musasë [alejhis selam], Sulejmanit [alejhis selam] e deri tek Muhammedi [alejhis salatu ves selam]. Kurrë askush magjisë nuk i ka thënë e mirë. Dhe për shkak të dëmit të madh që ka, Islami e ka radhitur atë në shkallë të parë të krimeve pas mohimit të Zotit të Madhëruar. Atë vepër nuk e bën tjetër kush pos njerëzve të ligë, të cilët kanë tendenca për ta shkatërruar shoqërinë dhe rrethin ku jeton. Kryerësi i asaj vepre  është një virus i cili helmon shoqërinë dhe infekton atë, andaj duhet larguar, apo eliminuar sa më parë që të jetë e mundur.

 

 

Islami nuk ka synim vetëm ta pastroj anën shpirtërore dhe ta rregulloj lidhjen e robit me Zotin, por synon ta krijojë një shoqëri të shëndosh e të mbrojtur nga çdo dukuri negative,  e për ta bërë këtë patjetër se duhet sjellë edhe dispozita të cilat në shikim të parë ndonëse mund të shihen si të “vrazhda”, por në realitet janë të domosdoshme, në veçanti kur dihet se gjithmonë ka pasur njerëz të ligj, të cilët janë të krijuar për të bërë keq. E të atillëve po ua lëshove rrugën e helmojnë tërë shoqërinë. Dikush duhet tua ndal rrugën.  Ne jemi duke dëshmitarë se si në vendin tonë njerëz që nuk ka frikën e Zotit dhe as përgjegjësinë para ligjit nuk ndalen së kryeri krime nga më të ndryshmet dhe më të mëdhatë. Andaj është tepër me rëndësi që njerëzit të vetëdijesohen, të informohen për peshën e rëndë të krimit, në këtë dhe në botën tjetër.

Allahu na çoftë në hair të gjithëve, na drejtoftë e na udhëzoftë! Mirë u takofshim javën e ardhshme! Deri atëherë, Selam alejkum!

ATIFETJA, DESHTI APO S’DESHTI , BOTA NA NJEH ASHTU SIÇ JEMI DHE KËSHTU DUHET TË PREZANTOHEMI

2

Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI

Mënyra se si lidershipi ynë politik e prezanton veten dhe mënyra si të tjerët i marrin është vërtetë për tu çuditur. Ekziston një kontrast, një kundërthënie e plotë, gati e shkallës së paradoksit. Politikanët dhe intelektualët tanë laikë me gjithë mundin dhe përpjekjet e tyre që të distancohen nga përkatësia e tyre dhe identiteti i tyre fetar, madje në disa raste duke e bërë këtë dhunshëm apo duke u shfaqur ‘më katolik se papa’, respektivisht duke mos u ndalur së hedhuri breshëri akuzash e fyerjesh ndaj atyre që ishin shkak për këtë identitet tonin, megjithëkëtë, mundi i tyre po shkon huq. Të tjerët nuk po na njohin siç këta po dëshirojnë, apo thënë më mirë janë më transparent me këtë popull se vet paria e tyre. Madje bota perëndimore pikërisht Kosovën dhe popullin e saj i merr si shembull për të argumentuar qëllimet e saj politike karshi muslimanëve, se ata kanë ndihmuar një shtet me shumicë absolute myslimane dhe se vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe tash pas çlirimit. Liderë dhe figura me nam në politikën amerikane dhe evropiane, si ish-presidentët Bush dhe Klinton, ish-sekretarja e shtetit znj. Albright de sekretarja e tanishme znj. Klinton, ish-kryeministri britanik Bleri, e shumë e shumë të tjerë kanë shprehur këtë qëndrim.

Nëse Presidentes sonë nuk i pati rënë ndërmend ta vizitoj BI-në për urimet e Bajramit, presidenti amerikan, Obama, nuk kishte harruar t’ia përkujtoj asaj, në fakt ta uroj atë, si myslimane, dhe popullin e saj për këtë festë. Bile ambasadori amerikan në Kosovë, Delli, Kosovën e pati vlerësuar për model të shtetit islamik ku vlerat perëndimore dhe ato islame bashkëjetojnë paqësisht. Madje amerikanët vazhdojnë me këtë klasifikim të Kosovës si shtet islam. Këto ditë, mediat amerikane, respektivisht Huffington Post-i, duke bërë një përzgjedhje të top dhjetë femrave myslimane më të fuqishme në botë, ndër to përmend edhe presidenten tonë, znj. Jahjaga. Madje atë e radhit paralel me personalitete të mëdha të botës islame, si kryeministret e Bangladeshit dhe Malit dhe femra tjera, që mbajnë poste të rëndësishme. Të gjitha këtu na bëjnë të kuptojmë se Presidentja e vendit tonë njihet në botë si myslimane dhe presidente e një vendi mysliman.

Për fat të keq, presidentja jonë, aq sa unë di, kurrë nuk e ka pranuar një gjë të tillë publikisht, madje për të injoruar disi këtë identitet gjen kohë dhe hapësirë për të vizituar kisha e katedrale, brenda dhe jashtë vendit, për çudi edhe në Amerikë, e cila po e cilëson për myslimane, por jo edhe për të vizituar xhamitë në vendin e saj. Ne nuk jemi kundër shkuarjes së saj nëpër kisha, sepse krishterimi është identitet fetar i një pjesë të popullit tonë, por jemi kundër anashkalimit total të komunitetit islam, komuniteti më i madh në vend dhe komuniteti i më shumë se një etnie. Ajo që duam ne dhe që kërkojmë nga lidershipi ynë është që të ndalen së injoruari myslimanët dhe që të mos e fshehin identitetin e tyre të vërtetë, ndryshe do të shfaqen me fytyra që nuk i kanë, me imazhe të huaja, më emra të huaj. Konsideroj se nuk ka diç që mund t’i bëj të turpërohen prej këtij identiteti, përkundrazi. Kërkoj prej tyre, në emrin tim dhe të xhematit islam, që Kosova të prezantohet origjinal ashtu siç është, me këtë kulturë dhe traditë të cilën e kemi trashëguar nga të parët dhe me të cilën shumë mburremi.

Jam shumë i bindur se lidershipi ynë politik do të ndërrojnë qëndrimet, ndryshe askujt më keq se vetes nuk do t’ia bëjnë. Nuk do të kenë mundësi kurrë ta fshehin një identitet të varur në qafën e 96% të banorëve të Kosovës. Po kështu nuk do të mund t’i konvertojnë shqiptarët në asnjë fe a ideologji tjetër ngase janë ditët ato që më së miri po argumentojnë se shqiptarët nuk gjejnë dot zgjidhje të problemeve të tyre shpirtërore e shoqërore veçse në Islam.

I bëj thirrje lidershipit tonë politikë që të jenë të sinqertë me myslimanët dhe kërkesat e tyre, ngase nëse sot i injorojnë dhe mundohen të shfaqen më katolik se papa, kur të vjen koha e zgjedhjeve dinë të bëhen më mysliman se hoxha.

Ne muslimanët vërtetë jemi tolerantë, jemi të hapur për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë jemi që këtë vend për të cilin kemi luftuar dhe në të cilin kemi të drejta sikur gjithë të tjerët, ta çojmë përpara. Nuk ia kemi mbyllur dyert askujt por le të mos na i mbyllin dyert as neve. Nuk jemi për imponime, dhunë, shkelje të të drejtave të tjerëve por as antiislamizmin si çakall në emër të lirisë së shprehjes nuk do ta lejojmë. Ka mbaruar koha e komunizmit ndërsa ateizmi veç sa nuk ka perënduar fare.

Edhe një herë ftoj politikanët tanë që ta shprehin identitetin e tyre islam dhe të punojnë me komunitetet fetare në vend, ngase kështu do të ruhet pafundësisht toleranca për të cilën shquhemi në nivel botëror.

VEPRA E DËSHMORËVE NDËRMJET PËRBUZJES DHE GLORIFIKIMIT

Prof. Dr. Shefqet KRASNIQI

Kosova njihet edhe për festime, madje të shumta, ani pse festat e saj, në të shumtën e rasteve, dalin jashtë natyrës normale të tyre. 8 marsi shënohet si dita e gruas, por viteve të fundit duket sikur nëna, që është grua, femër, është përjashtuar dhunshëm nga kjo festë. Asaj, vetëm ndonjë nga fëmijët e pamartuar mund t’i ketë dhuruar ndonjë lule, ndryshe, 8 marsi ekskluzivisht po i dedikohet bashkëshorteve. Restorantet dhe kafenetë e ndryshme, siç u raportua në medie, ishin përplot, por vetëm me çifte. Andaj, konsideroj se ndoshta më mirë ka qenë që kjo datë të njihet si ‘dita e bashkëshorteve’, pasi që veç këtyre po iu kushtohet.

Nejse, javën e kaluar, Kosova shënoi edhe përvjetorin e 14-të të rënies heroike të familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jasharin. Aktin heroik të rënies së kësaj familjeje për lirinë e këtij vendi vetëm një i çmendur mund ta injorojë. Ata gati sa nuk u shuan tërësisht për lirinë tonë, e sigurisht, se bashkë me ta u flijuan edhe qindra të tjerë. Pati edhe shumë sosh prej tyre që u plagosën, e që madje edhe sot e kësaj dite vuajnë pasojat, kanë mbetur invalidë. Nga lufta kanë fituar vetëm gjymtimet trupore, ndryshe, përkujdesja shtetërore për ta është nën çdo nivel. Thuajse nuk kanë luftuar për këtë vend. Në fakt, jo vetëm këta, por një pjesë e madhe, duke futur këtu edhe kontributin e familjes Jashari, janë injoruar në heshtje. Nëse është bërë diç, është bërë sa për të hedhur hi syve. Na kanë lodhur me fjalorin e tyre hiperbolistik, duke ngritur këto figura madje deri në piedestale hyjnore. Jam i bindur se nuk kuptojnë çka flasin. Me këtë, nuk them se fjalët miradije për martirët apo dëshmorët -siç i quajmë ne në fjalorin fetar- janë të pavenda, porse më pengon shumë formaliteti dhe kundërthënia ndërmjet fjalëve dhe veprave. Shumë më mirë do të kishte qenë sikur të thuhej se ja çfarë është bërë për këta burra në vend se të flitet për vetveten, kur realisht asgjë nga ato fjalë nuk shihet në praktikë.

Ajo, që në fakt, unë dua këtu, ka të bëjë me disa sqarime për pozitën e dëshmorit. Jo rrallë njerëzit më pyesin se ata që kanë vdekur (janë vrarë) janë shehid apo jo? Normalisht, ne nuk mund të themi më shumë se atë që ka thënë Pejgamberi [alejhis selam] kur është pyetur për ata njerëz të cilët luftojnë dhe vdesin: “Ai i cili lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut!” Pra, ky është shehidi. Sigurisht, se në kuadër të ‘ngritjes së fjalës së Allahut’, hyn edhe luftimi për atdhe, ngase me të synohet që njerëzve t’iu mundësohet adhurimi i Zotit, lirshëm dhe pa asnjë frikë. Edhe më qartë, këtu, sikur në çdo punë tjetër, kërkohet që lufta jote të jetë për hire të Allahut, e jo për ndonjë interes të kësaj bote. Këtë, mendoj,  e dinë gati të gjithë shqiptarët, të rinj dhe të vjetër.

Një ditë, një ish luftëtar i UÇK-së, i cili kishte mbetur i plagosur në luftë, nëpërmjet një letre ma drejtonte një pyetje, ku shkruante: “Në kohën gjatë luftës nuk jam falur, por gjithherë betejën e kemi filluar me emër të Allahut, madje shumë shpesh e kemi përmendur Allahun, në veçanti unë. Shumë lutesha që Ai të na ndihmonte, sepse e dija se pa ndihmën e Tij nuk ka sukses…” Shumë u gëzova për sjelljen e tij, për besimin e tij që e ka pasur në Allahun e Madhëruar. E mendoj se të tillë kanë qenë edhe shumë të tjerë. Ne nuk mund të paragjykojmë me emër veç e veç se a është shehid apo jo, ngase Allahu është Ai i cili i pranon njerëzit për të tillë ose jo, Ai ua di nijetin dhe veprat dhe në përputhje me to edhe i shpërblen. Por, ajo që dimë ne është se shehidi nuk vdes, ai është i gjallë, bile ka një jetë shumë të mirë dhe të ëmbël, ai është i kënaqur atje tek Zoti i tij. Thotë Allahu për dëshmorët:

 

Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran: 169-171.)

Ky është një argument për vlerën e veprës së tyre. Është një pjesë e të mirave që i shijojnë ata tek Zoti i tyre. Ata vërtetë janë të gjallë, siç nënvizon ajeti në fjalë, janë të gjallë shpirtrat e tyre duke bredhur e shëtitur nëpër xhennete, duke shijuar të mirat e Zotit që i ka krijuar për ta. Por, janë të gjalla edhe veprat e tyre për ne, andaj ia vlen që herë pas herë t’i kujtojmë sakrificat e tyre, në mënyrë që më shumë t’ia dimë vlerën lirisë. E përsërisë, me gjithë respektin e madh që kam për familjen Jashari, për të gjallët dhe të vdekurit e tyre, për rahmetlinjtë bacën Shaban, Hamzën dhe Ademin, madje kemi shumë shpresë tek i Madhi Allah që t’i ketë pranuar për shehidë, sidomos kur dimë dashurinë dhe respektin e tyre për fe, por mënyra se si po festohet, vit pas viti epopeja, nuk është me vend. Duke filluar nga shpenzimet enorme e deri tek nderimet formale, me përkulje para varrezave,  janë gjëra për të cilat ne shprehim vërejtjet tona. Shumë më mirë do të ishte që liderët tanë, shumica prej të cilëve janë muslimanë, të çonin duart lart qiellit, për ta lutur Allahun për t’i shpërblyer ata, sesa të bënin këto veprime, që përkojnë me tradita idhujtare. Jemi mësuar të shohim liderët perëndimorë që në ceremonitë mortore, por edhe në përkujtime, të organizojnë këto aktivitete edhe në kisha e katedrale, por liderët tanë, muslimanë, nuk i shohim dot në xhamia, madje as për festa e gëzime.

Liderët tanë i kanë dhënë vetes edhe një të drejtë papnore (që nuk ekziston te muslimanët) për të shenjtëruar edhe vende. Prekazin e cilësojnë vend të shenjtë, por praktikisht e kanë lënë pas dore fare. Vendet e shenjta, përveç që vizitohen shumë, atyre iu kushtohet edhe kujdesi maksimal. Prekazin e vizitojnë për një përkulje, e ‘pa ndalë fare veturat’, kthehen me të shpejtë në to. Prekazin nuk e kanë vend për inspirim, ndryshe mësimet që reflektojnë prej tij nuk do të lejonin këtë gjendje të mjerë në të cilën jemi. Por, ç’të bësh, kështu e ka politika, ‘më shumë rrena se të vërteta!

Epopesë do të duhej hequr nga protokolli ndezja e zjarreve. Nuk është traditë monoteiste. Ne jemi muslimanë dhe shumica absolute e të vrarëve tanë kanë qenë muslimanë, andaj duhet të sillemi ndaj tyre ashtu siç i ka hije myslimanëve.

E di se këto fjalë, që për Zotin burojnë nga zemra dhe nuk kanë qëllim tjetër vetëm se përmirësimin e kësaj shoqërie, mund të mos priten mirë nga shumë njerëz, e ka të atillë që nuk i dinë, por, përderisa janë veprime të rrezikshme, që në raste të caktuara mund ta rrezikojnë tërësisht identitetin fetar islame,  këtë dikush duhet t’ua thotë.

Ne e duam luftën e Kosovës, i duam dëshmorët, i duam të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo mënyre për ta çliruar vendin. Bile i duam edhe tërë popullin edhe ata që kanë ikur nga lufta, sepse atë e kanë bërë nga mos dija dhe mos njohja e sevapit dhe shpërblimit të madh që e ka pjesëmarrja në luftë.

Allahu i pastë mëshiruar dëshmorët tanë të luftës, i pastë shpërblyer edhe të gjithë ata që janë lënduar e maltretuar në çfarëdo forme gjatë rezistencës kundër armikut. Allahu na drejtoftë të gjithëve e na bëftë të dobishëm për shoqëri, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.