Më kujtohet njëherë kur ishim në një seminar mbi mrekullitë e Kuranit dhe Sunetit në një nga shtetet islame. Një ditë ishim ulur në një ndejë, në hotelin ku qëndronim duke pirë çaj dhe isha në mesin e disa hoxhallarëve dhe dijetarëve nga shtete të ndryshme islame. Më ra ndërmend, si ide të nxis këtë mexhlis duke përmendur diçka nga vlerat e Kuranit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Porsa fillova të flas dikush më pyeti: Nga je ti vëlla? – I thashë: Nga Arabia Sauditë.
– Ai e lëkundi kokën dhe më tha: Juve atje në Arabinë Saudite nuk e doni të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. – Me këto fjalë unë pak u preka porse vazhdova i qetë të flas, e pas pak e pyeta: E pse mendon se ne atje nuk e duam të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Më tha: Sepse ju nuk e festoni mevludin, ditëlindjen e tij. – I thashë: Ti do të thuash se festimi i mevludit është tregues i dashurisë tonë ndaj të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Më tha: Po. – I thashë: Vallahi të betohem se ajo e cila na ka bërë të mos e festojmë ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është dashuria jonë e madhe ndaj tij. – Më tha: E si ashtu? – I thashë: A pranon debat akademik me argument larg fanatizmit dhe epsheve? – Më tha: Po. – I thashë: Unë do të parashtroj disa pyetje e ti do të më përgjigjesh. – Më tha: Urdhëro. – I thashë: Pyetja e parë: Festimin e mevludit – lindjes së të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me anë të së cilës e tregoni dashurinë ndaj tij a është kjo bindje me të cilën ju i afroheni Allahut dhe prisni shpërblim nga ana e Allahut për të? Apo e shihni si mëkat? - Më tha: Kjo është bindje ndaj Allahut me të cilën afrohemi tek Ai. – I thashë: Pyetja e dytë: Këtë vepër të mirë a e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, apo nuk e ka ditur? Është fakt i pranuar nga të gjithë muslimanët se njeriu më i ditur dhe më i bindur ndaj urdhërave të Allahut është i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Pa u menduar shumë më tha: Po e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – I thashë: Pyetja e tretë: Këtë vepër të mirë të cilën e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a ua ka kumtuar umetit të vet apo e ka fshehur? - Në këtë rast mbeti i habitur dhe filloi të mendon si të përgjigjet sepse nuk kishte mundësi të thotë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur pasi që kjo fjalë do të ishte fyerje për personalitetin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, cilësimi i tij me cilësi të dobëta dhe pohim se ai nuk e ka kumtuar shpajlljen që i është zbritur ashtu. Këtë, siç dihe,t nuk kishte mundësi ta thotë, ngase i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka kumtuar fenë ashtu si e ka detyruar Allahu. Megjithëatë ai përsëri tha: Po e ka kumtuar. – I thashë: Po ma trego një hadith si argument qoftë ai edhe i dobët se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar të kremtohet ditëlindja e tij? – Atëherë mbeti i habitur pa koment. – I thashë: patjetër të ketë ndonjë hadith, prandaj në qoftë se nuk ke përgjigje atëherë kjo do të thotë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur dhe nuk ia ka kumtuar umetit të tij. Këtu ai e kishte patjetër ti kthehet fjalës që e kishte thënë se është bindje ndaj Allahut. Pastaj tha: Kjo vepër nuk është bindje ndaj Allahut. – I thashë: Si mundet, të jetë mëkat, ndërsa ju ta shprehni dashurinë tuaj ndaj profetit nëpërmjet saj duke i bërë mëkat Allahut? – Më tha: Jo nuk është mëkat. – Atëherë i thashë: Pasi nuk na qenka as mëkat e as sevap atëherë çfarë është? – Më tha: Kjo është bidati i mirë. – I thashë: Në Islam nuk ka bidat të mirë sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në një hadith të saktë ka thënë:” Çdo bidat është devijim.” – Më tha: Po, por në gjatë tij nuk thuajmë diçka vetëm se gjëra të mira. – I thashë: E çfarë thoni? – Më tha: i lexojmë disa vargje poetike që e lavdërojnë profetsinë e tij si dhe disa raste nga jeta e tij, e ndonjëherë na gëzon “hadreti-nubuve” prezenca e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem. – I thashë: Çfarë ke për qëllim me “hadreti-nubuve”? – Më tha: Prezanton i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë mevludit, duke na zbukuruar këtë manifestim. – I thashë: A prezanton vetëm në mexhlisin e manifestimit tuaj apo merr pjesë në gjithë vendet ku bëhet mevludi në tërë rruzullin tokësorë, si mund kjo të ndodh për një natë. – Heshti dhe nuk kishte çfarë të thotë. – Pastaj i thashë: Tash hyri koha e ikindisë, çfarë mendon sikur imami tash të na e fal namazin e ikindisë pesë rekate, çfarë dipozitë ka kjo vepër e tij. – Tha: Ska vlerë, nuk pranohet. – I thashë: Pse, imami nuk deshi me këtë vepër vetëm se të bën mirë lexoi suren Fatiha, bëri ruku, sexhde këto krejt janë vepra të mira. – Më tha: Nuk i lejohet të shton pasi këtë gjë nuk e ka bërë valide i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – I thashë: E njejta gjë vlen edhe për festimin e mevludit nuk pranohet, sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk na ka urdhëruar të bëjmë një gjë të tillë. - Atëherë e nxori dorën dhe më tha: Ta jap besën në Allah se prej kësaj dite unë do ta luftoj mevludin. Kur i ndëgjova këto fjalë bëra dua për të që Allahu ti jep sukses. Përktheu: Nexhat CEKA Shperndaje kete artikull... |
|