Kushtet e obligueshmërisë së haxhxhit
Dijetarët islam i kanë cekur kushtet e obligueshmërisë së haxhit, të cilat nëse i përmbush njeriu i obligohet haxhxhi, dhe nëse njeriu nuk i plotëson ato kushte nuk i obligohet haxhxhi.
Kushtet e Haxhit janë pesë (5):
1. Të jetë njeriu musliman.
Dhe ky kusht vlenë për të gjitha ibadetet (adhurimet), sepse ibadetet nuk pranohen nga qafirat (pabesimtarët). Allahu xh.sh thotë:
"Asgjë tjetër nuk pengon që t’u pranohet ndihmesa (lëmosha) e tyre, përveç asaj se ata nuk besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij."
[Et-Teubeh, 54]
Gjithashtu këtë e vërteton edhe hadithi i Muadh ibn Xhebelit. Kur Pejgamberi s.a.v.s e dërgoi për në Jemen i tha:
{ Ti po shkon tek një popull të cilëve u është dhënë libri më herët (Ehlul Kitab). Thirri ata në fjalën La Ilahe il-lAllah (dëshmija se nuk ka Zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut) dhe se unë (Muhamedi s.a.v.s) jam i dërguar i Allahut. Në qoftë se ata i përgjigjen kësaj, atëherë tregoju atyre se Allahu xh.sh ua ka obliguar faljen e pesë (5) kohëve të namazit gjatë ditës dhe natës. Në qoftë se ata i përgjigjen kësaj, atëherë tregoju atyre se Allahu xh.sh ua ka obliguar atyre dhënien e zekatit, i cili mirret nga pasuria e të pasurve dhe u ipet fukarave. }
[Muttefekun Alejh]
Nga ky hadith kuptojmë se, pabesimtarët së pari thirren që ta pranojnë Islamin, e pastaj në qoftë se e pranojnë Islamin, obligohen për namaz, zekat, haxhxh, etj.
2 – 3 Të jetë njeriu i mençur dhe moshëritur.
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
{ Është ngritur lapsi (nuk shkruan lapsi) nga tre persona: Nga personi që është fjetur deri sa të zgjohet, nga fëmiu deri sa të hyn në moshën madhore, dhe nga i çmenduri deri sa të bëhet i mençur. }
[Ebu Davudi 4403, Shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtetë]
Fëmiu nuk e ka obligim haxhxhin, mirëpo nëse shkon në haxhxh me përgjegjësin e tij, haxhxhi i tij është i pranuar dhe e ka shpërblimin e haxhxhit. Gjithashtu edhe përgjegjësi i tij ka shpërblim. Transmetohet se një grua e ngriti fëmiun e saj dhe e pyeti Pejgamberin s.a.v.s:
{ A llogaritet haxhi i këtij? Tha Pejgamberi s.a.v.s: Po, dhe ti ke shpërblim. }
[Muslimi]
4. Të jet njeriu i lirë, pra për robin haxhxhi nuk është i obliguar, sepse ai është i zënë me detyrat e zotriut të tij.
5. Mundësia për të shkuar në haxhxh.
Allahu xh.sh ka thënë:
"Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo."
[Ali Imran, 97]
Mundësia për të shkuar në haxhxh përfshinë mundësin trupore dhe mundësitë materiale.
Mundësia trupore nënkupton që njeriu të jetë i shëndoshë që të mund ti përballojë vështirësitë e udhëtimit dhe riteve të haxhxhit.
Nëse njeriu është i sëmurë nga ndonjë sëmundje që ka mundësi të shërohet, atëhërë pret derisa të shërohet e pastaj shkon në haxhxh. Ndërsa, nëse njeriu është i sëmurë nga ndonjë sëmundje që nuk ka mundësi të shërohet, si p.sh kanceri vdekjeprurës etj., atëherë e dërgon dikend tjetër (bedel) për të ia kryer haxhxhin.
Me mundësi materiale nënkuptohet që ai të ketë të holla (para) të shkojë dhe të kthehet nga haxhxhi.
Për haxhxhin e femrave kushtëzohet që ato të shkojnë me Mahrem (shembull: mahrem është burr i saj dhe gjithashtu janë të gjithë ata meshkuj moshërritur me të cilët ajo e ka haram martesën, si p.sh.: babai, vllau, djali i vëllaut, axha, daja, etj). Dhe nuk i lejohet gruas të shkoj në haxhxh pa mahrem.
Dhe All-llahu e di më së miri.