Dhjetë duatë e përditshmërisë Pejgamberike
Duatë, Pejgamberin alejhisselam e bënë të jetë më i sjellshmi dhe më fisniku, më i zellshmi dhe më bujari, më i buti dhe më trimi. Prandaj për duaxhinjtë edhe ka thënë:
"Vlera e atij që e lut All-llahun ndaj atij që nuk e lut, është si vlera e të gjallit ndaj të vdekurit"
[Buhariu nga Musa el Esh'ariu]
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Jetojmë në një kohë të vështirë ku hallet me të cilat ndeshemi janë aq preokupuese dhe ngarkuese, saqë është e pamundur t'i zbatojmë të gjitha kërkesat e Islamit. Ndërsa, fitoren në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër nuk mund ta arrijmë ndryshe, vetëm nëse i ndjekim porositë e Muhammedit alejhisselam. Prej tij kemi një zgjidhje për muslimanin e kësaj kohe, dhuratë nga ai alejhisselam. Në një rast I Dërguari i All-llahut alejhisselam është pyetur:
"O Resulull-llah, kërkesat e Islamit më janë shumuar, më mëso diçka që të mund t'i përmbahem."Le të jetë gjuha yte përherë e freskët me të përmendurit e All-llahut", - u përgjigj ai alejhisselam.
[Hadithi hasen. Tirmidhiu nga Abdull-llah bin Busri]
Duatë, Pejgamberin alejhisselam e bënë të jetë më i sjellshmi dhe më fisniku, më i zellshmi dhe më bujari, më i buti dhe më trimi. Prandaj për duaxhinjtë edhe ka thënë:
"Vlera e atij që e lut All-llahun ndaj atij që nuk e lut, është si vlera e të gjallit ndaj të vdekurit"
[Buhariu nga Musa el Esh'ariu]
Dëshiron të jeshë i gjallë dhe i bekuar, atëherë bën dua te All-llahu, përndryshe do të mbetesh i vdekur edhe pse shpirtin e ke në trup.
Gjendja më e mirë e besimtarit është kur ai merret me dua duke e përmendë All-llahun, posaçërisht kur ai i përdorë duatë me të cilat Pejgamberi alejhisselam i është drejtuar Fuqiplotit. Sigurisht tani, i dashuri lexues, edhe ti dëshiron t'i dish duatë e përditshmërisë pejgamberike, që të të përfshijë edhe ty fati i tyre. Tani dëgjoje përgëzimin të cilin na e përcjell Muhammedi alejhisselam nga All-llahu Mëshirëmadh për duaxhinjtë:
"Unë jam në kujtesën e robit tim kur ai më kujton Mua, e Unë jam me të, kur më përmendë. Nëse më përmendë Mua në vete, e përmendi atë në vete, nëse më përmendë në shoqëri, e përmendi në një shoqëri edhe më të mirë".
[Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre]
Në vazhdim do t'i sjellim dhjetë duatë e përditshmërisë pejgamberike...
1 - DUATË E GJUMIT
a)Kur bijmë të flejmë:
Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë:
BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE
ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE
IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA TAHFEDHU
BIHI `IBADEKES-SALIHIN.
["Me emrin Tënd o Zoti im shtrihem dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin mëshiroje e nëse e kthen, mbroje me atë që i mbron robërit e tu të mirë".] (Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre).
b) Kur zgjohemi nga gjumi:
ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA'DEMA
EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR
["Falënderimi i takon All-llahut, i cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim dhe Atij i rikthehemi".] (Buhariu nga Ebu Dherr-rr el Gaffariu).
2 - DUATË PËR NË BANJO APO NEVOJTORE
a) Kur hymë në banjo apo nevojtore:
Muhammedi alejhisselam thotë: " Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është:
BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E'UDHU
BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI
[" Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe ndytësirat ".] (Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku).
b) Kur dalim nga banjoja apo nevojtorja themi:
GUFRANEKE
["Kërkoj faljen tënde o Zot ".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Aisheja, nëna e besimtarëve).
3 - DUAJA KUR VISHEN RROBAT
Muhammedi alejhisselam thotë: "Kush i veshë rrobat e tij e pastaj thotë:
ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI KESANI HADHETH-
THEVBE VE REZAKANIHI MIN GAJRI HAVLIN
MINNI VE LA KUVVETE
[" Falënderimi All-llahut i cili ma bëri të mundshme t'i veshë këto rroba dhe më furnizoi me to pa mundin dhe fuqinë time"]
...All-llahu ia falë mëkatet e mëparshme ". (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Hakimi nga Enes bin Maliku).
4 - DUAJA PAS NGRËNIES SË USHQIMIT
ELHAMDULI-LAHIL-LEDHI AT'AMENA VE SEKANA VE XHE'ALENA MUSLIMIN
["Falënderimi All-llahut i cili na mundësoi të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Seid eI Huderiu)
5 - DUATË E DALJES DHE HYRJES NË SHTËPI
a)Kur dalim nga shtëpia:
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur del nga shtëpia:
BISMIL-LAHI TEVEKKELTU `ALALL-LLAHI VE
LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAHI
[Me emër të All-llahut, iu mbështeta All-llahut, nuk ka ndryshim e as forcë prej meje përpos me All-llahun]
...i thuhet atij: Të mjafton, të mbron dhe të udhëzon, dhe i largohet Shejtani ". (Hadithi sahih, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Enes bin Maliku).
b) Kur hymë në shtëpi:
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kur të hyjë njeriu në shtëpinë e tij le të thotë:
ALL-LLAHUMME INNI ESELUKE HAJREL MEVLEXHI VE HAJREL MAHREXHI,
BISMIL-LAHI VELEXHNA VE BISMIL-LAHI HAREXHNA
VE `ALALL-LLAHI RABBINA TEVEKKELNA
[" O All-llahu jonë, të lusim që hyrja jonë të jetë e mirë dhe dalja jonë të jetë e mirë. Me emër të All-llahut hymë dhe me emër të All-llahut dalim, dhe në Të, që është Zoti ynë, mbështetemi"] (Ebu Davudi nga Ebu Maljk el Esh' ariu).
6 - DUATË E UDHËTIMIT
a) Kur i hipim mjetit, veturës apo kafshës:
Kur e vendosim këmbën themi: BISMIL-LAH [Me emër të All-llahut], e kur të drejtohemi themi: EL HAMDULIL-LAH [Falënderimi All-llahut], pastaj vazhdojmë:
SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA VE
MA KUNNA LEHU MUKRININ VE INNA ILA
RABBINA LE MUNKALIBUN
[" I madhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë."]
Më pas vazhdojmë duke thënë: ELHAMDULIL-LAH (tri herë), ALL-LLAHU EKBER [All-llahu është më i madhi](tri herë), dhe në fund themi:
SUBHANEKE INNI DHALEMTU NEFSI
FAGFIR LI INNEHU LA JAGFIRUDH-DHUNUBE IL-LA ENTE
["I madhëruar je o Zot, vërtet e dëmtova shpirtin tim, andaj më fal o Zot, sepse s'ka kush përveç Teje që i falë mëkatet".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga AIi bin Ebu Talibi).
b)Kur marrim rrugë të gjatë:
ALL-LLAHUMME INNA NES'ELUKE FI SEFERINA
HADHA EL BIRR-RE VET TAKVA, VE MINEL
`AMELI MA TERDA. ALL-LLAHUME HEVVIN
`ALEJNA SEFERENA HADHA, VATVI `ANNA
BU'DEH. ALL-LLAHUMME ENTES SAHIBU FIS
SEFERI VEL HALIFETU FIL EHLI. ALL-LLAHUME
INNI E'UDHU BIKE MIN VU'ATHAIS SEFERI VE
KE'ABETIL MANDHARI VE SU'IL MUNKALIBI FIL
MALI VEL EHLI
[" O Zot, të lutemi të na dhurosh në këtë udhëtim mirësinë dhe devotshmërinë dhe nga veprat tona atë që je i kënaqur Ti. O Zot, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na e bëj të rehatshëm rrugën e tij. O All-llahu im, Ti je shoqëruesi më i mirë në udhëtim dhe zëvendësi më i mirë në familje. O Zot, na ruaj nga udhëtimet e vështira, nga shikimet qëllimkëqia dhe nga keqësimi i gjendjes në pasuri dhe familje."]
E kur kthehemi në shtëpi themi:
AIDUNE TAIBUNE `ABIDUN, LI RABBINA HAMIDUN.
[" U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i bërë Zotit tonë falënderim."] (Muslimi nga Abdull-llah bin Umeri).
7 - DUAJA PAS EZANIT
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit:
ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETIT¬TAAMMETI
VES-SALATIL KAIMETI
ATI MUHAM¬MEDENIL VESILETE VEL FADILETE
VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE'ADTEH
[" O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit ndërmjetësim dhe nderim. Ngrite atë në një vend të lavdishëm të cilin e ke premtuar"]
...i jepet leja për ta fituar shefatin e Resulull-llahut alejhisselam në Ditën e Kijametit". (Buhariu nga Xhabir bin Abdull-llah).
8 - DUATË E HYRJES DHE DALJES NGA XHAMIA
a) Kur hymë në xhami:
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kur të hyjë dikush prej jush në xhami le ta përshëndesë Muhammedin:
ALL-LLAHUMME SAL-LI VE SEL-LIM ALA MUHAMMED
[" O All-llah,bekoje dhe sjelli paqë Muhammedit"]
...pastaj le të thotë:
ALL-LLAHUMMEFTAH LI EBVABE RAHMETIK
[" O All-llahu im, m'i hap dyert e mëshirës Tënde"
b) Kur dalim nga xhamia:
Muhammedi alejhisselam thotë:"Kur të dalë dikush prej jush nga xhamia le të thotë:
ALL-LLAHUMME INNI ES'ELUKE MIN FADLIK
[" O All-llahu im, unë kërkoj mirësinë Tënde". (Muslimi dhe Ebu Davudi nga Ebu Humejdi).
9 - DUAJA KUR HYMË NË TREG
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush hyn në treg dhe thotë:
LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA
SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL
HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA
JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI
SHEJ'IN KADIR
[" Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe falënderimi, ngjallë dhe vdes, Ai është gjallë dhe nuk vdes, në dorë të Tij është hajri dhe për gjithçka është caktues."]
...ia shkruan All-llahu me mijëra të mira, ia fshin me mijëra të këqija dhe e ngrit me mijëra shkallë." (Hadithi hasen, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Umer bin Hattabi).
10 - DUAJA PAS TUBIMIT
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush merr pjesë në një tubim që bëhet polemikë në të, e para se të ngrihet thotë:
SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE,
ESH'HEDU ENLA ILAHE IL-LA ENTE,
ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK
[" I madhëruar je o All-llahu im, dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem te Ti."]
...All-llahu ia falë gabimet e bëra në këtë tubim."(Hadithi sahih, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejre).
Paç fatin e përmendjes së këtyre lutjeve lexues i nderuar besimtar!
Përgatiti: Ymer Musa