Agjërimi i muajit Muharrem dhe veçanërisht agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë Muharrem
Preferohet që sa më shumë të agjërohet në muajin Muharrem, transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi (salAllahu alejhi ue Selem] ka thënë:
{ Agjërimi më i mirë dhe më me vler pas muajit të Ramazanit, është muaji i Allahut Muharrem, dhe namazi më i mirë dhe më me vlerë pas namazeve farz është namazi i natës. }
[Muslimi, 1163]
Kurse agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë (ditës së Ashures) është sunnet i fortë. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] i cili ka thënë:
"Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ue sel-lem] erdhi në Medine dhe i pa jehudët duke agjëruar Ditën e Ashures, dhe tha: "Ç’është kjo?" Ata thanë: "Ditë e mirë në të cilën All-llahu e kishte shpëtuar Musain [alejhis-selam] dhe Beni Israilët nga armiqtë e tyre, dhe për këtë agjëroi Musai". Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ue sel-lem]) Tha: "Unë kam më shumë të drejtë për Musain se ju", dhe e agjëroi ai atë ditë dhe urdhëroi të tjerët të agjërojnë."
Gjithashtu, transmeton Ebu Katade se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
{ Shpresoj nga Allahu [Subhanehu ue Teala] se agjërimi i ditës së Ashurës është shkak për shlyerjen e mëkateve të vitit të kaluar. }
[Muslimi, 1162]
Preferohet të agjërohet një ditë para ditës së Ashures, d.m.th ditën e nëntë. Transmetohet se Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thënë:
"Meqë i Dërguari i All-llahut agjëronte Ditën e Ashures dhe urdhëroi për agjërim të kësaj dite, sahabët i thanë: "O i Dërguari i All-llahut, ajo ditë është që e madhërojnë jehudët dhe krishterët", e Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Vitin e ardhshëm, nëse don All-llahu, do të agjërojmë edhe ditën e nëntë." Mirëpo kur erdhi viti i ardhshëm Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte ndërruar jetë."
[Muslimi, 1134] Vërejtje:
Disa dijetar e kanë preferuar që të agjërohet edhe dita e njëmbëdhjetë, pas agjërimit të ditës së nëntë dhe të dhjetës, duke u argumentuar në hadithin që e transmeton Ibn Abbasi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
{ Agjëroni ditën e Ashures, dhe kundërshtoni jehudët, duke agjëruar një ditë para dhe një ditë pas saj. }
[Ahmedi, 2418; Humejdi, 485; dhe Ibn Maxhe, 2095]
...mirëpo ky hadith është i dobët, dhe nuk merret si argument